Kessie humbi dhëmbin por nuk u ankua si Napoli te rasti i Ibra-Koulibaly!

Franck Kessie ishte ndër më të mirët në fushë te Milani në “San Paolo”, teksa nuk e tërhoqi këmbën kurrë mbrapa në dyluftime, aq sa duhet theksuar edhe se në një moment gaboi (mund të ishte dhe faull i Bakayoko, pasi të tilla në mesfushë i vërshëllejnë)…

Në fund të ndeshjes madje pati edhe një marramendje por u qetësua menjëherë dhe festoi si të gjithë të tjerët me trajnerin Daniele Bonera.

Por, një episod nuk u nënvizua ashtu si duhej nga mediat dhe u zbulua nga Milan TV. Franck Kessie, pasi Politano e goditi në fytyrë, qëndroi disa minuta në tokë dhe madje nxorri edhe gjak nga goja.

Sot u zbulua se mesfushori kuqezi shkoi te dentisti për të kuruar plagën. Por, mediat u morën më shumë me bërrylin e Ibrahimovic te Koulibaly…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu