“Kessie duhet të tregojë se e do fanelën, mesa po kuptoj…”

Franck Kessie mori shumë kritika në fillim të këtij sezoni, sepse procesi i zgjatjes së kontratës kishte ngecur për shkak të kërkesave shumë të larta të pagës: ai kërkoi 8 milionë euro në sezon.

Kessie gjithashtu ka përjetuar një rënie shumë drastike të performancës, ai nuk është si Kessie si vitin e kaluar. Kjo u përcoll edhe nga ish -trajneri i Milanit, Fabio Capello.

“Ai duhet të tregojë se e do fanellën kuqezi. Nuk është lojtari i qetë siç ishte vitin e kaluar. Ai duket se është i shqetësuar nga situata dhe muhabeti në lidhje me çështjen e kontratës së tij. “

Në ndeshjen kundër Atletico Madrid, Kessie bëri një budallallëk që i kushtoi Milanit, ai bëri një faull të panevojshëm dhe mori 2 kartona të verdhë, u largua nga fusha në minutën e 29 -të, si rezultat i kësaj Milani luajti fort por me dhjete dhe më në fund humbi me rezultat nga 1- 2, kjo edhe per shkak te gabimit te gjyqtarit!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu