Kessie, dëgjo Mbappe! “Informova PSG që doja largimin sepse duhet të fitonin para nga shitja…”

Pas kaq shumë thashethemeve për dëshirën e tij për të ikur nga Parisi, fjalët e Kylian Mbapes mbërrijnë duke konfirmuar synimin e tij për të lënë PSG verën e kaluar:

“Unë kërkova të largohesha, sepse që nga momenti që nuk doja të rinovoja kontratën, doja që klubi te fitonte të ardhura nga shitja ime për të pasur një zëvendësues cilësor”.

Eshtë e vërtetë, atëherë: kampioni francez – pavarësisht mbërritjes në dhomat e zhveshjes në Paris të kampionëve si Messi, Hakimi, Sergio Ramos, Wijnaldum dhe Donnarumma – ka vendosur që PSG nuk është skuadra e duhur për të, ndoshta sepse nuk e lejon ate të shkëlqejë siç do të donte në një skenar të tillë yjesh…

“Është një klub që më ka dhënë shumë, unë kam qenë gjithmonë i lumtur në katër vitet që kam kaluar këtu dhe jam akoma – shpjegon Mbappé për RMC – e kam njoftuar atë mjaft shpejt, në mënyrë që klubi të organizohet.

U thashë: nëse nuk doni që unë të shkoj, unë do të qëndroj”. Kampioni botëror 22-vjeçar me Francën është i prirur t’i bëjë të ditur njerëzve se si vullneti i tij u bë i ditur qëllimisht për klubin në fillim të verës së kaluar, për të lejuar që PSG të lëvizë në përputhje me rrethanat për ta zëvendësuar atë:

Paris Saint-Germain’s French forward Kylian Mbappe looks on as he warms up before the French L1 football match between Paris Saint-Germain and Stade de Reims at the Parc des Princes stadium in Paris on May 16, 2021. (Photo by FRANCK FIFE / AFP) (Photo by FRANCK FIFE/AFP via Getty Images)

“Pozicioni im ishte i qartë. Unë thashë që unë doja të largohesha dhe e thashë mjaft shpejt. Personalisht, nuk e vlerësoja shumë faktin që thanë ‘na kërkoi largoimin javën e fundit të gushtit …’ sepse është e rreme, më bëri të ndihem si hajdut. I informova ata paraprakisht, në fund të korrikut, doja të largohesha”.

Nje leksion i madh nga Mbappe drejtuar Donnarumma, Calhanoglu dhe Kessie… Klubi vertet mund te lihet, por duhet te kesh fytyre dhe sidomos respekt per vendin ku ke ngrene buke, ku je rritur dhe ku te kane dashur…

E njejte edhe me Camavinga, qe ne vere u shit te Reali per 31 mln euro, kur ne janar mund te largohej per me pak ose ne veren e ardhshme totalisht falas…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu