Kessie, çfarë mesazhi për Milanin dhe klubin! “Kam një ëndërr, por duhet hapi i fundit… Dikur luaja playstation me Shevchenko”

Stakanovist i Milanit. i paprekshëm, tani dhe ndoshta në të ardhmen.

Po flasim për Franck Kessie që ka merituar elozhe të caktuar për vite me radhë, bazuar në sasinë e punës që i kërkohet në ekipin kuqezi dhe qëndrueshmërinë me të cilën ai përballet me çdo angazhim në fushë.

Lojtari nga Bregu i Fildishtë ka qenë në skuadrën e Milan që nga viti 2016, një nga lojtarët me më shumë ndeshje në skuadrën e Stefano Pioli.

Por duket se pika e kthesës në karrierën e tij erdhi pikërisht me ardhjen e trajnerit emilian, i cili e vendosi atë në rolin e duhur dhe i dha çelësat e mesfushës.

Së bashku me Donnarumma, Kjaer dhe Ibrahimovic ai përfaqëson shtyllën kurrizore të një Milani që absolutisht duhet të kthehet për të luajtur Ligën e Kampionëve.

Kessie e di mirë këtë dhe e konfirmoi në intervistën për të përjavshmen Sportweek: “Unë dua të luaj Ligën e Kampionëve, me çdo kusht”.

Kessie u intervistua nga revista e lidhur me Gazzetta dello Sport.

Pjesa do të dalë tërësisht nesër, por ndërkohë janë botuar disa pasazhe interesante të lojtarit me numër 79 të Milanit, pikërisht në lidhje me kuqezinjtë.

25-vjeçari tha se ai gjithmonë ka qenë i apasionuar pas ngjyrave kuqezi, që kur ishte fëmijë:

“Ëndrra ime është të fitoj me Milanin, të luaj Champions League me këtë fanellë. Gjithashtu sepse është ekipi që kam mbështetur që kur isha fëmijë.

Mbaj mend që luaja me Playstation, isha çmendur pas Shevchenkos. Por në atë kohë ishte e lehtë, sepse ai Milan fitoi trofe dhe tituj të kampionatit me lehtësi”.

Një nga arsyet pse Kessie zgjodhi Milanin ishte pikërisht pasioni i tij i brendshëm për këtë fanellë.

Në 2016 ai ishte shumë afër lëvizjes nga Atalanta te Roma, por përfshirja kuqezi bëri që mesfushori të ndryshonte mendim dhe ai nuk kishte dyshime.

Fjalët për aspiratat e ardhshme janë të shkurtra, por të qarta:

“Për të qenë përsëri një Milan i mrekullueshëm, tani duhet të demonstrojmë një mentalitet fitues, si një ekip i madh. Kështu arrihen objektivat. Tani ndihem si në shtëpi, Milano është një qytet i madh, ka gjithçka për të jetuar mirë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu