Kërkohet përjashtimi i Ibrahimovic nga Sanremo, Pogba: Mos u bëni qesharakë me Zlatanin!

Të gjithë kundër Zlatan Ibrahimovic dhe tani kërkohet edhe përjashtimi i tij nga Sanremo. Në fakt, koordinimi i shoqatave për mbrojtjen e mjedisit dhe të drejtave të përdoruesve dhe konsumatorëve, e njohur zakonisht si Codacons, ndërhyri gjithashtu në çështjen Ibrahimovic-Lukaku që ndodhi mbrëmë në derbin e Coppa Italia përmes një shënimi nga presidenti i saj Carlo Rienzi.

Në veçanti, ndërhyrja kishte të bënte me punësimin e Ibrahimovic si mysafir i Sanremos, Festivalit të Këngës Italiane, ku suedezi do të jetë për 3 net.

Këto janë fjalët e raportuara nga Calcio e Finanza: “Pas fyerjeve raciste nga Ibrahimovic gjatë debatit me Lukaku, duket e paimagjinueshme që lojtari të jetë si mysafir nderi në Festival. Rai në fakt do të rrezikonte të transmetonte mesazhin e gabuar se kompania mbështet racizmin, duke i dhënë një vend nderi një lojtari që është bërë protagonist i një episodi të urryer.

Përkundrazi, Sanremo, si sporti dhe argëtimi në përgjithësi, duhet të jetë një tempull i barazisë dhe respektit për çdo individ dhe çdo larmi.

Për këtë arsye, sot ne po i dërgojmë një paralajmërim zyrtar Rai, duke kërkuar, në rast se Festivali duhet të zhvillohet rregullisht, të mos lejojë Ibrahimovic të marrë pjesë në skenë”.

Sakaq, Paul Pogba, futbollisti i Manchester United, ka bërë postimin në rrjetet sociale duke i dalë përkrah Ibrahimovic: “Zlatani racist? Më do më shumë se çdo njeri tjetër prandaj është personi i fundit që do të përmendja si racist. Mos bëni shaka me këto gjëra!”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu