Kërkesa e Piolit te drejtuesit ndikohet nga një “e metë” e Brahim Diaz

Milani është duke provuar të bëjë goditjet e fundit në merkato. Pasi ka afruar së fundmi Florenzi dhe Pietro Pellegri (që do të zyrtarizohet ditën e mërkurë) tani është duke u përpjekur të mbyllë edhe për Bakayoko me shpresën që ta ketë që të dielën ndaj Cagliarit të paktën në stol.

Sot pati një takim tjetër në Casa Milan për të diskutuar mbi rrogën e lojtarit, që duket se ka hequr dorë nga diçka për t’u transferuar. Huazim me pagesë, me të drejtë blerje është formula që për momentin po merret parasysh pasi Bakayoko ka rinovuar deri në vitin 2023.

Por, nëse Bakayoko afron, për Stefano Piolin ende ka diçka për të bërë! Motivi është i thjeshtë: rendimenti i Brahim Diaz.

Spanjolli vërtet luajti mjaft mirë ndaj Sampdoria-s dhe shënoi edhe gol, por fakti që pas 60 minutash lojë oksigjeni nisi ta braktisë do të thotë shumë: me tre kompeticione që janë këtë sezon, sidomos Champions, vështirë që ai të mund të rezistojë.

Praktikisht, duhet një dopion i tij ose edhe më i mirë nëse është mundësia.

Kjo është kërkesa e fundit e Stefano Piolit, që duhet thënë, ndryshe nga kolegët e tij, gjithmonë ka falënderuar drejtuesit dhe nuk është treguar për asnjë moment polemik!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu