Kërcënimi nga Beogradi: “Shorti me Milanin? Mos u çudisni kur të eliminohen kuqezinjtë”

Milan u shortua me Yllin e Kuq të Beogradit, Crvena Zvezda, në raundin e 1/16-ve të Europa League dhe në letër është një ndeshje pa histori. Skuadra serbe nuk duhet nënvlerësuar, por absolutisht duhet mundur!

Ndeshja e parë do të luhet në 18 shkurt në Serbi, ndërsa ndeshja e dytë do të luhet në San Siro në 25 shkurt.

Midis dy ndeshjeve evropiane do të jetë derbi kundër Interit, klubi në të cilin luajti Dejan Stankovic. Ish-lojtari është duke stërvitur ekipin bardhekuq të Beogradit.

Paolo Greatti, ish-vëzhgues i disa klubeve të Serisë A, sot punon për Crvena dhe në një intervistë dhënë Tuttomercatoweb lëshoi ​​një “paralajmërim” për Milanin: “Shorti për Milanin nuk është aq i lehtë sa mendojnë disa.

KURIRU POTVRĐENO: Dejan Stanković novi trener Crvene zvezde!

Crvena ka potencialin dhe mundësinë për ta vënë Milanin në vështirësi. Jam i ekuilibruar duke thënë se nuk do të çuditesha nëse do të ishte skuadra nga Beogradi që do të kalojë raundin”.

Greatti është i bindur se formacioni i Stankovic mund të tejkalojë atë të Pioli në përballjen e dyfishtë të Ligës së Evropës. Do të ishte befasuese, nuk ka dyshim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu