“Keqardhje që nuk fituam! Milani? Goditi portën tonë në minutën e 82’…”

Duke folur në kanalin e klubit, Claudio Ranieri komentoi barazimin e arritur në “San Siro” ndaj Milanit. Trajneri i Sampdorias ka keqardhje që nuk mori 3 pikët.

“Erdhëm në San Siro për të fituar, taktikisht kemi zhvilluar një lojë të shkëlqyeshme.

Më erdhi keq për kartonin e kuq, duke luajtur gjysmën e orës së fundit të ndeshjes me një njeri më pak dhe kjo na e hoqi bindjen.

Unë jam i kënaqur. Ne patëm një paraqitje të mirë, djemtë bënë gjithçka që u kërkova.

Ishim në gjendje të mirë psikofizike dhe kur ndihesh kaq mirë duhet të përpiqesh ta fitosh ndeshjen. Aksioni dhe goditja e tyre e parë e rrezikshme erdhi në minutën e 82-të dhe kjo do të thotë që ekipi bëri mirë”.

Për Quagliarella: “Ai gjithmonë na gëzon, meriton të konfirmohet. Ai është flamuri i Sampdoria, është Ibrahimovici ynë.

Shpresoj të vazhdoj kështu, kemi vetëm një pikë më pak se në fazën e parë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu