“Kemi dhe ne mungesa!” Inzaghi prezanton ndeshjen në “San Siro” me elozhe ndaj kuqezinjve

Në prag të ndeshjes kundër Milanit, trajneri i Lazio, Simone Inzaghi foli për mikrofonat e Lazio Style Channel. Këtu janë fjalët e tij të raportuara nga faqja zyrtare “biancoceleste”.

“Qëllimi ynë është t’i japim vazhdimësi performancës së shkëlqyeshme të ofruar ndaj Napolit. Ne duhet të përpiqemi të bëjmë një paraqitje të rëndësishme kundër të parës së klasës, ekipit më në formë të kampionatit dhe që kanë arritur rezultate të mëdha.

Ne kemi probleme dhe mungesa si Milan, por do të shkojmë në Milano me dëshirën për ta luajtur këtë ndeshje jashtë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Mungojnë Leiva, Acerbi, Parolo, Lulic dhe Fares, ndërsa Correan do ta vlerësoj.

Pioli solli siguri në grupin kuqezi: duke luajtur si një ekip dhe i përqendruar mund të fitosh ndeshje të rëndësishme. Ne kishim pak kohë për t’u rikuperuar, duhet të vlerësoj djemtë. Gjëja më e rëndësishme do të jetë t’i japim vazhdimësi performancës si të dielën me Napolin”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu