Kavilja e Calhanoglu jep sinjale pozitive, por agjenti i bën presion Milanit duke e ofruar te Interi!

Hakan Calhanoglu ndalon te më e bukura. Dëmtimi në kavilje i pësuar gjatë stërvitjes së fundit ka detyruar turkun që të kryejë kontroll dhe të ndalojë në “bokse” për të paktën 3 ndeshjet e radhës (ndaj Celtic, Roma dhe Sparta Praga). Gazzetta shkruan madje nga 7-10 ditë jashtë.

Sipas asaj që ka njoftuar Gazzett dello Sport, edhe pse ditën e martë numri “10” kuqezi ka lëvizur me paterica, kjo u bë për të mos e lënduar më keq kaviljen e fryrë.

Aq sa në mbrëmje ka nisur që trauma e pësuar të shfryjë kaviljen dhe lojtari ndihet më mirë, por ka ende dhimbje dhe nuk mund të rrezikohet.

Presion – Sipas asaj që Tuttosport raportoi këtë mëngjes, agjenti i Hakan Calhanoglu, Gordon Stipic, i ka ofruar Interit klientit të tij, i cili, në rast të mos zgjatjes së kontratës me Milanin, mund të kalonte në një transferim falas verën e ardhshme te zikaltërit.

Sidoqoftë, ajo e agjentit të turkut me numër 10 te Milani duket se është më shumë se çdo gjë tjetër për të bërë presion mbi drejtuesit kuqezi.

Calhanoglu, sipas asaj që është raportuar nga Tuttosport, kërkon një rrogë 6,5 mln euro për të rinovuar, ndërsa atkualisht fiton 2.5 mln euro, pra më e lartë se paga e Donnarumma (6) dhe pak më e ulët se ajo e Ibrahimovic (7).

Paolo Maldini të shtunën para derbit nënvizoi se si klubi është i angazhuar në negociata me turkun (dhe gjithashtu me Donnarumma dhe Ibra), por gatishmëria e ish-fantazistit të Bayer Leverkusen për të qëndruar lidhet edhe me tekat e agjentit.

Padyshim që Milani, i cili përveç dy lojtarëve të mëdhenj ka ulur pagën vitet e fundit, nuk mund të përballojë një shifër të ngjashme, por përshtypja është se agjenti ka qëlluar shumë për të marrë ende një rritje të konsiderueshme, le të themi rreth 5 milion euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu