“Kasapi” i Turqisë që prej vitesh ekzekuton ekipet italiane dhe sërish dërgohet nga UEFA…

Bilbili turk e ndëshkoi Milanin në Ligën e Kampionëve. Dhe në të kaluarën ai e bëri ndaj Roma, Juve dhe Napoli… Pa harruar ndeshjen e parë të play-offit Suedi-Itali në Kupën e Botës 2017…

Nga Azzurri te Milani, kush është Cakir, gjyqtari që “ngadalëson” italianët: me të 18 humbje – shkruan Gazzetta dello Sport, duke vazhduar me pas analizen!

Përcaktimi i raportit midis gjyqtarit turk Cuneyt Cakir dhe skuadrave italiane si katastrofike nuk është aspak një ekzagjerim. “Bilbili” 44-vjeçar nga Stambolli përfundoi në stuhinë e tifozëve të Milanit për penalltinë që i akordoi në favor Atletico Madrid në limitin e ndeshjes së mbrëmshme, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Cakir e përjashtoi Kessie me të kuq (dy të verdha) në gjysmëorën e pjesës së parë.

Pastaj penalltia në kohën shtesë e “mbushi kupën”. Kontrasti Lemar-Kalulu, topi bie në krahun e mbrojtësit të Milanit dhe gjyqtari tregon pikën e bardhë. Publiku shpërtheu, por Cakir nuk e ndryshoi vendimin e tij, ndërsa VAR-i nuk ndërhyri, ose nuk e ndryshoi vendimin e turkut.

Suarez ishte i pamëshirshëm dhe Atletico Madridi mori fitoren në “San Siro” mes polemikave. Kuptohet, tashmë ndërlikohet situate për kuqezinjtë në grupin e tyre kualifikues.

Megjithatë, nuk është hera e parë që Cakir i zemëron tifozët e ekipeve italiane, për disa vendime të dyshimta. Në rrjetet sociale, në fakt, shumë kanë kujtuar dy episode të tjera. Gjyqtari turk 44-vjeçar, në vitin 2015, në finalen e Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Juventusit, kur rezultati ishte 1-1, vazhdoi lojën, edhe pse ndërhyrja e Dani Alves në zonën e penalltisë ndaj Pogba ishte flagrante si faull. Një rast që, nëse sanksionohej, mund ta kishte ndryshuar rrjedhën e lojës dhe rrjedhimisht të historisë.

Por kjo nuk është e gjitha, sepse Cakir, gjithashtu i mohoi një penallti të qartë Patrik Schick, në ndeshjen e kthimit midis Portos dhe Romës në “Do Dragao”. Arbitri turk nuk shkoi për ta konsultuar episodin me VAR.

Verdhekuqtë, që kishin fituar 2-1 në ndeshjen e parë, u mundën 3-1 në kryeqytetin portugez. Dhe trajneri Eusebio Di Francesco u shkarkua. E thënë ndryshe; Cakir dhe italianët, sa fatkeqësi!

Ka edhe precedente ndaj Azzurri. Nga kapitulli i parafundit i disfatës së Italisë së Venturës. Më 10 Nëntor 2017, ekipi kombëtar humbi ndeshjen e parë të play -off -it në Suedi për Kupën e Botës në Rusi.

Toivonen kryen shume faulla, ndoshta shumë. E verdha e dytë nuk arrin edhe pse ndodhet ne kufi. Presidenti i atëhershëm i FIGC, Carlo Tavecchio, ankohet për Cakir: “Ai u dha kartona njerëzve te gabuar”.

Ne nuk e dimë nëse fati do të kishte ndryshuar, por dime se Cakir me precedentet e tij duket qarte nje anti-italian!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu