Kartoni i kuq për Ibrahimovic, Sky shpjegon arsyet! Sakaq, Donnarumma “u ndesh” me arbitrin me fraza të tjera!

Milani merr një fitore të rëndësishme në Tardini ndaj Parma duke shënuar 3 gola por gjithçka mund të vihej në diskutim për kartonin e kuq të Ibrahimovic, pasi sapo ishte plotësuar gati 1 orë lojë.

Arbitri Maresca dërgoi Zlatan nën dush përpara kohe, kur rezultati ishte 2-0 në kasafortë. Aty goli i Gagliolo rihapi gjithçka dhe vuajtjet ishin deri në fund për kuqezinjtë të cilët arritën me një super inkursion nga Dalot dhe asist për Leao (që finalizoi) të mbyllte llogaritë.

Në fakt, fillimisht nuk ishte e qartë pse Ibrahimovic u përjashtua kur ndeshja ishte e ndërprerë pas një faulli në mesfushë, pra jo për arsye loje. Me sa duket ka ndodhur diçka tjetër…

Siç raportohet nga Sky Sport, duket se Ibrahimovic, i lodhur nga trajtimi i faulleve nga Maresca, ka filluar të thotë diçka.

Me sa duket një fjalë më shumë shpëtoi dhe gjyqtari vendosi ta flakte jashtë atë gjysmë ore përpara fundit.

Jo i lumtur, sulmuesi duket se i ka thënë diçka zyrtarit të katërt kur u largua nga fusha, para se të kthehej në dhomat e zhveshjes i shoqëruar si gjithmonë nga menaxheri i ekipit.

Për momentin kjo është ajo që dihet që patjetër do të ketë azhurnime.

Në kohën e dëbimit të Ibrahimovic, Donnarumma u dëgjua qartë duke bërtitur ndaj Maresca. “Gjithmonë do të bësh protagonistin”, duke rrezikuar gjithashtu të kuqin.

I cili për fat të mirë nuk arriti. Në çdo rast, nëse gjithçka konfirmohej, nuk do të kishte asnjë justifikim për Ibrahimovic.

Dikush me përvojën e tij nuk mund të bjerë në provokime të caktuara, ashtu siç ndodhi në derbin e Coppa Italia kundër Interit.

Sidoqoftë, për momentin nuk ka konfirmime, do të shohim nëse do të dihet më shumë në vazhdim.

Ky ishte kartoni i kuq i tetë që Ibrahimovic merr në karrierë sa i përket top 5 kampionateve më të mira europiane (Itali, Angli, Spanjë dhe Francë)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu