Kapiteni legjendar: Milan, vazhdo i uritur si deri tani! Mendo ndeshje pas ndeshje

Kapiteni legjendar kuqezi, Franco Baresi, për mikrofonët e Rai, gjatë programit “Dribbling”, natyrshëm u ndal te momenti i formës së Milanit:

“Sa bukur të shoh këtë Milan. Pas disa vitesh, ky kampionat do të jetë pak më i ekuilibruar. Ne kemi qenë mirë pas bllokimit: bëmë një rrugë të jashtëzakonshme.

E filluam në mënyrën më të mirë këtë sezon. Meritat e Pioli? Ka shumë, është thelbësor: ai arriti të kompaktojë ekipin mirë dhe të stimulojë lojtarët me modulin e ri.

Tani ka një ndryshim të madh me të kaluarën. Maldini? Paolo dhe unë kemi pasur shumë përvoja në fushë. Në futboll duhet të kesh pikëpamje dhe të përpiqesh të shikosh përtej. Ky Milan është një përzierje e të rinjve dhe lojtarëve me përvojë.

Objektivi? Skuadra nuk duhet të humbasë urinë e paraqitjeve! Duhet të vazhdojë të luajë mirë dhe të mendojë ndeshje pas ndeshje.

Pas vitesh, nuk duhet të humbasim Champions League: duhet të jemi në katër të parët. Titulli? Milani duhet të mendojë gjithmonë për maksimumin”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu