Kapiteni legjendar i mrekulluar nga Milani: “Çfarë ekipi kemi!”

Kur Franco Baresi flet, nuk mund të mos dëgjohet në heshtje. Dhe kur fjalët e tij janë pozitive ndaj Milanit, do të thotë se klubi, trajneri dhe lojtaret po bëjne vërtet një kryevepër!

Stefano Pioli në fakt po bën një punë të jashtëzakonshme në krye të kuqezinjve dhe rezultatet po e shpërblejnë skuadrën. Rekord pikësh pas 12 ditësh në kampionat, një lojë e zjarrtë dhe lidership në renditje: të gjithë faktorët që paralajmërojnë mirë për pjesën tjetër të sezonit.

Fjalët e një kapiteni të vërtetë, siç na ka mësuar disa kohë më parë, ato të Franco Baresit për mikrofonat e gazetës angleze The Guardian: “Milani po luan futboll të shkëlqyeshëm, është e drejtë që djemtë janë ambiciozë. Pse nuk duhet të jenë?”.

Favorit për Scudetton? Baresi nuk ka dyshime: “Skuadra e Piolit është ajo që aktualisht luan futbollin më të mirë në Itali. Ai gjithmonë krijon shumë raste në çdo ndeshje, kështu që padyshim që ne mendojmë shumë. Sigurisht, sezoni sapo ka filluar, por është skuadra që më ka bërë më shumë përshtypje deri më tani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu