Kapelo: Milani më i mirë shihet në përballjet direkte

Ish-traneri i Italisë, Milanit dhe Juventusit, Fabio Kapelo ka folur sot përpara sfidës së kuqezinjve me Atalantën, që do të luhet në Bergamo. Sipas Kapelos, të besuarit e Piolit kanë ditur gjithmonë të bëjnë diferencën në përballjet direkte kur u është dashur të fitojnë.

“Juventusi është i fortë në këtë moment. Ka gjetur moralin, skuadrën dhe unë e shoh shumë të fortë. Milanit, nga ana tjetër, gjithmonë i ka dalë mirë kur i është dashur të fitojë, sidomos në transfertë”, ka thënë Kapelo, që më pas, ka vijuar:

“Kam besim te Juve por edhe te Milani. Kuqezinjtë e Piolit në të tilla sfida transformohen sepse Atalanta nuk di të luajë në mbrojtje dhe Djalli është më i fortë në përballjet ballëhapur. Ka pasur probleme me kundërshtarët që mbyllen në mbrojtje, sidomos kur Ibra ka munguar”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu