Kanë ngelur 2 “nyjet” e fundit: Bakayoko-Milan, afron rikthimi!

Një hap i vogël përpara. Milan është më afër Tiémoué Bakayoko pasi ka gjetur një marrëveshje thelbësore për një huazim për rreth 3.5 milion euro, por gjithashtu do të duhet të arrihet një marrëveshje që shuma të fiksohet për të drejtën e blerjes.

Mendohet rreth 30 milion dhe palët bien dakord, por klubi kuqezi do të donte që bonuset midis 3 dhe 5 milion euro të përfshiheshin në këtë total.

Përveç kësaj, nyja e rrogës gjithashtu do të duhet të rregullohet: sezoni i parë do të jetë 3 milion euro dhe mesfushori e ka pranuar atë por, nëse ai blihet, atëherë do të dëshironte diçka më shumë – raporton Corriere dello Sport.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu