KAMPI KUNDËRSHTAR/ Bastoni tenton “mrekullinë”, e ndihmon protokolli i ri. Skriniar i bllokuar. Sanchez qetëson tifozët

Milani i Stefano Piolit vazhdon të përgatitet për derbin e ditës së shtunë, ora 18:00 në “San Siro”. Me mungesa (shkak Covid-19 dhe dëmtime) por edhe me Ibrahimovic, Romagnoli dhe Conti të rikuperuar, ecuria pozitive prej 19 ndeshjesh radhazi pa humbje mban humorin lart.

Në anën tjetër të Milanos, shqetësimi për rastet me Covid-19, plot gjashtë, është gjithashtu jo i vogël, sidomos duke ditur se në këtë kohë pandemie, mjafton pak që të kthehet në vatër infeksioni një vend.

Siç lexohet në faqet e Corriere dello Sport, Bastoni, si asimptomatik, do t’i nënshtrohet një tamponi midis nesër dhe të premtes (kanë kaluar 10 ditë nga vlerësimi i pozitivitetit) dhe nëse është negativizuar, të shtunën ai mund të shkojë në stol ose të paktën të jetë në dispozicion për ndeshjen e Champions League të mërkurën.

Protokolli i ri, në fakt, parashikon një tampon negativ dhe jo dy siç ndodhi me Ibrahimovic. Veç kësaj, koha e izolimit ka shkuar nga 14 ditë në 10 ditë.

Fjalim i ndryshëm për pozitivët e tjerë: Gagliardini dhe Nainggolan do të testohen midis të dielës dhe të hënës ndërsa Skriniar pret “ok” nga autoritetet sllovake për të organizuar kthimin në Itali.

Sakaq, mesjava ka qenë dita e kombëtareve dhe frika e Contes ishte për Alexis Sanchez. Sulmuesi i Interit mori një goditje nga James Rodriguez gjatë ndeshjes përballë Kolumbisë, por më pas donte të siguronte të gjithë për gjendjen e tij: “Jam mirë, nuk është asgjë serioze. Gati për derbin e së shtunës? Gjithmonë i gatshëm, e dua atë që bëj”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu