“Kam refuzuar Milanin se doja të mbaroja maturën”: zbulimi i mesfushorit!

Giulio Maggiore në Serinë A 2020/2021 ishte protagonist së bashku me Spezian e tij të fitores së bujshme ndaj Milanit në Liguria. Një humbje vërtetë e papritur për kuqezinjtë, të cilët nuk e patën të lehtë edhe në këtë Serie A te fitonin në stadiumin Alberto Picco.

Maggiore, kapiteni i skuadrës së Ligurisë, tha se në të kaluarën i kishte thënë jo transferimit te kuqezinjtë: “E refuzova Milanin sepse nuk ndihesha gati. Pas kaq shumë vitesh sakrificash, preferova të mbaroja shkollën e mesme”.

Ishte viti 2012 dhe mesfushori i lindur në vitin 1998 e kishte bindur Milanin të hynte në sektorin e të rinjve. Por përvoja zgjati shumë pak, pasi ai shpejt donte të kthehej në shtëpi dhe kështu të refuzonte shansin të rritej në çerdhen e kuqezinjve.

Ai u rikthye në La Spezia dhe prej andej arriti te ekipi i parë, duke u bërë edhe kapiten i tyre…

Maggiore zbuloi shkurtin e kaluar se ai ishte një tifoz i madh i Interit dhe se në provën me Milanin ai u shfaq në dhomën e zhveshjes i veshur me fanelen zikalter.

Megjithatë karriera e tij vazhdoi në Liguria dhe ai është i kënaqur me atë që ka bërë deri më tani. Ëndrra e tij është të veshë fanellën e Kombëtares!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu