“Kam ndjesi sikur Donnarumma dëshiron të qëndrojë, por…”

Giancarlo Padovan, një gazetar i njohur sportiv, foli për të ardhmen e portierit të Milanit Gigio Donnarumma për Sky Sport.

“Unë besoj se Donnarumma dëshiron të qëndrojë në Milano, jam i bindur. Për të qëndruar ai duhet të ulë pretendimet e tij edhe sepse 9 milion më duken të mjaftueshëm.

Nëse 12 milion janë të vështira për t’u arritur ose të pamundura, dy rrugë ka: ose Milani ia jep ose Donnarumma largohet, edhe pse nuk dua të ndodhë.

Nuk kam ide se ku mund të lëvizë, ndoshta te PSG. Shifra të caktuara janë të paimagjinueshme për ne, padyshim jo për Raiola”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu