“Kam mësuar diçka nga rrugicat e Milanellos mbi largimin e Calhanoglu! Kessie? Nëse Elliott nuk e blindon, të zhduket”

Gazetari Franco Ordine, i “Il Giornale”, kthehet të flasë për Hakan Calhanoglu, largimin e tij, shifrat te Interi, por edhe vullnetin e Milanit.

“T’i fusim menjëherë këmbët në pjatë, siç thonë në zhargon. Dhe le të përballemi me çështjen Calhanoglu. Le të fillojmë me figurat.

Sipas një seri lajmesh, asnjëherë të mohuara, marrëveshja me Interin (e lehtësuar nga Simone Inzaghi pasi me Conten dikur erdhi refuzimi) u zhvillua në kushtet e mëposhtme ekonomike: 5 milion euro neto për 3 vjet plus 1 milion bonus dhe 3.5 milion euro agjentit të tij Stipic.

Milani i kishte ofruar atij 4 mln euro neto (tavani i vendosur nga Elliott) për 4 vjet që do të thoshte një total prej 16 milion neto, 32 për buxhetin e kuqezinjve (bruto), pra jo në të vërtetë një pjatë me thjerrëza.

Personalisht, unë kurrë nuk e kam konsideruar turkun një lojtar të nivelit të lartë, paraqitjet në Kampionatin Evropian kanë konfirmuar mendimin tim.

Nëse Milani do të qëndronte në pritje të dëshirave dhe nazeve të tij, kjo do të ishte vetëm të përpiqej të kënaqte kërkesat e Piolit i cili mendonte për të.

Do t’iu them edhe diçka që më ka ardhur nga rrugicat e Milanellos. “Nëse Calhanoglu largohet, nuk do të bëhet nami, ka më mirë se ai me çmime konkurruese”.

Do të shohim nëse ata ishin profetë të mirë. Sepse është e qartë se Calhanoglu përfitoi nga tragjedia e Eriksen: përndryshe ku do të kishte shkuar ai? Ndoshta në shtëpinë e tij!

Për të vlerësuar punën e Maldini dhe bashkëpunëtorëve duhet të presim dhe të “peshojmë” qëndrueshmërinë e zëvendësimit të tij…

Për Kessiè, megjithatë, duhet të miratohet një strategji tjetër. Dhe asnjë llogaritje apo çati sepse ai është një shtyllë thelbësore.

Nëse Elliott do të humbte edhe Kessie, bën mirë të mbledhë plaçkat dhe të largohet, duke kaluar në një profesion tjetër sepse ai do të kishte humbur të gjithë besimin e vështirë të arritur me vendin e dytë…”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu