“Kam luajtur 8 finale të Ligës së Kampioneve, kam fituar pesë”, Maldini: Të gjithë mbajnë mend një

Paolo Maldini në një intervistë dhënë më parë ka folur për karrierën e tij si futbollist i Milanit.

Gjatë rrëfimit nuk ka mundur të mos kujtojë humbjen e pazakontë me Liverpool-in në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2005 në Stamboll.

Mbrojtësi legjendar e kaloi gjithë karrierën si lojtar i Milanit, babai i tij, Cesare, ka qenë kapiten dhe trajner te klubi italian, ndërsa edhe dy djemtë e Maldinit janë pjesë e akademisë së Milanit, ndersa sot ai vetë është kthyer në rolin e drejtorit.

Paolo ka qenë pjesë e skuadrës më të suksesshme të Milanit duke fituar 5 herë Ligën e Kampionëve, 3 herë Kupën Interkontinentale, 4 herë Superkupën Evropiane, 7 herë titullin e Serie A, 5 herë Kupën e Italisë dhe 5 herë Superkupën e Italisë.

Megjithatë, në finalen e vitit 2005, ekipi i tij humbi nga Liverpooli pas penalltive, edhe pse në pjesën e parë krijoi epërsi prej tre golash, të cilën “Redsat” e barazuan më pas (3-3) dhe u treguan më të saktë nga pika e bardhë.

“Goli im në finalen e vitit 2005 ishte më i shpejti dhe më i bukur në një finale të Ligës së Kampionëve, finalen më dramatike që dëshmoi se gjërat nuk duhet të merren si të garantuara dhe se e paparashikueshmja e bën futbollin të mrekullueshëm”.

“Është për të qeshur, sepse kam luajtur në tetë finale të kupës evropiane (Ligës së Kampionëve) dhe i kam fituar pesë prej tyre, por njerëzit e mbajnë mend vetëm një. Ka lënë një shenjë të madhe”, ka deklaruar Maldini, i cili dy vite më vonë (2007) iu hakmor Liverpoolit duke e mposhtur në finale (2-1).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu