“Kam djem guximtarë, besoj te kualifikimi”… Stankovic sfidon Milanin në “San Siro”

“Nëse ata do të më kishin paraqitur një skenar të ngjashëm një vit më parë, unë kurrë nuk do ta besoja por ja ku jemi, duke luajtur për kalimin e raundit në Evropë pas fitimit të kampionatit në stolin e klubit ku unë u rrita.

Jam i lumtur dhe krenar për atë që kam arritur. Për atë që jemi duke bërë”

Dejan Stankovic, trajneri i Crvena Zvezda, ka komentuar ndeshjen që do të luhet ndaj Milanit nesër në “San Siro” pasi e para doli 2-2 në Beograd.

Trajneri serb, i intervistuar nga Corriere dello Sport, u kthye të fliste për ndeshjen e parë, në të cilën skuadra e tij arriti të ndalë kuqezinjtë 2-2:

“Me meritë, do të shtoja – theksoi ai. Është e vërtetë që 2-2 arriti në shtesë por ne ishim të guximshëm dhe besuam deri në fund”.

Një performancë e karakterit, si ato që Dejan ofronte rregullisht si futbollist: “Unë pashë djemtë e mi të dilnin në fushë me gjoksin përpara për të luajtur një lojë të shkëlqyeshme. Ashtu siç më pëlqen. Nuk ka diskutim për ndryshimin e cilësisë dhe Milan mbetet favorit për raundin tjetër, por ne nuk do të dorëzohemi deri në fund”.

Një barazim me vlerë absolute, ai i mbledhur nga Ylli i Kuq: “Mbi të gjitha sepse e morëm atë me dhjetë kundër njëmbëdhjetë – shpjegoi Stankoviç -, pasi nuk ishim dorëzuar në një humbje që dukej gati e sigurt”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu