Kalulu për Eurosport: Nuk ndjej emocione kur luaj, fare! Çdo ndeshje duhet si finale. Theo ngjan si tren kur niset, kur e shoh nga stoli…

Mbrojtësi i ri francez, Pierre Kalulu, dha një intervistë të gjatë për Eurosport, gjatë së cilës ai foli për Milanin, ambiciet e tij dhe disa bashkëlojtarë…

Për vendimin për të lënë Lyon për Milanin: “Ka shumë gjëra që hyjnë në lojë, ishte zgjedhja e parë për të bërë në karrierën time të re. Gjithçka u bë mjaft thjesht. Milani ishte një mundësi unike. Askush nuk mund të parashikojë se çfarë do të kishte ndodhur nëse do të kisha qëndruar te Lyon.

Ndoshta gjithçka do të kishte qenë në rregull, mbase jo. Edhe Milani ishte një hap i panjohur. Kisha frikë, por pas thirrjes kuqezi kishte gjithashtu një interes të vërtetë dhe një projekt të vërtetë. Kjo është arsyeja pse zgjodha Milanin”.

Për fjalimin vendimtar të Maldini: “Padyshim, kur Paolo Maldini flet me ty… Si një lojtar e kupton që ke dikë të rëndësishëm para vetes. Unë nuk e kam parë atë të luante sepse isha i vogël, por ai gjeneron diçka ndryshe brenda teje”.

Për projektin e Milanit: “Kur je i ri dhe sheh një klub që dëshiron t’u besojë të rinjve, kjo ka shumë rëndësi. Leao, Saelemaekers, Bennacer … Unë mund të them praktikisht të gjithë emrat. Pothuajse të gjithë ata janë të rinj.

Është një kënaqësi që e kam këtë mundësi dhe të jem në gjendje të fitoj. Trajneri më beson. Mund të tregoj atë për të cilën jam i aftë”.

Për Lyon: “Nuk ka asnjë inat, unë kam qëndruar në marrëdhënie të mira. Dhe nuk jam penduar. A ndihem i kënaqur që më vlerësojnë tifozët e Lyon? Është gjithmonë një kënaqësi të vlerësohem. Lyon është e gjitha fëmijëria dhe adoleshenca ime. Kur nuk janë duke luajtur në një kohë me Milanin, gjithmonë hedh një vështrim nga tv.

Unë ende kam miq dhe shokë të ekipit në atë grup. Nëse tifozët më pëlqejnë, unë jam i lumtur. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë, si në futboll ashtu edhe jashtë saj”

Për futbollin italian dhe francez: “Ka ndryshime, është e vërtetë. Unë nuk mendoj se njëri është më i mirë se tjetri. Këtu kemi një qasje më të kërkuar ndaj lojës në disa pika. Në Francë, ne bëjmë më pak. Jo aq shumë nga përtacia, por thjesht sepse vizioni i futbollit është i ndryshëm. Kur vjen këtu, sigurisht që ndryshon. Por për mua, në fund të fundit, futbolli është futboll: dy porta dhe një top. Këtu aspekti taktik është i ndryshëm, gjithashtu aspekti teknik. Është një mentalitet tjetër”.

Emocionet në ndeshjen e parë me Milanin (kundër Sparta Pragës): “Unë e dija një ose dy ditë më parë se do të luaja. Çuditërisht, nuk kishte ndonjë presion të veçantë. Nuk thashë me vete: “do të vesh fanellën e Milanit, etj”.

Miqtë e mi më pyesin nëse shpesh kam presion shtesë. Unë them jo. Është i njëjti presion kur je me moshat U-17. Kur luan një ndeshje të madhe, gjithmonë ke presion të veçantë. Por për mua është saktësisht e njëjta. Sapo nis ndeshja, gjithçka kalon”.

Për Ibrën dhe kërkesa e tij për të hequr dorezat përpara ndeshjes (anekdota e treguar nga Zlatan): “Unë pashë që kjo histori ishte transmetuar, fillova të marr njoftime në mëngjes … Të them të drejtën, versionet ndryshuan sipas gjuhëve. Në italisht ishte mirë. Pastaj e pashë në anglisht dhe gjërat kishin filluar të ndryshonin. Dhe kur e pashë në frëngjisht … Kjo më bëri të buzëqesh shumë. Pa hyrë në detaje, nuk ishte asgjë e veçantë. Historia ishte pak më ndryshe. Nuk ishte asgjë e keqe, ishte nxehtësia e momentit”.

Mbi sezonin e Milan: “Për ne çdo ndeshje është si një finale. Në kampionat synojmë diçka të rëndësishme dhe kjo do të thotë të fitosh. Nuk ka rëndësi kush është kundërshtari. Në një ndeshje gjithmonë fiton tre pikë. Dhe kundër Manchester, në Europa, padyshim që do të jetë një ndeshje e vështirë”.

Për Theo Hernandez në ekipin kombëtar: “Personalisht,  më bën përshtypje. Kur e sheh nga pankina, në një ndeshje, është diçka që godet. Kur ai kap topin, kthehet dhe e sheh duke vrapuar, ke përshtypjen se niset një tren. Ia themi njëri-tjetrit në dhomën e zhveshjes.

Nuk mund të qëndrosh para tij. Ai vrapon me 2000 km në orë. Por nuk ka të bëjë vetëm me vrapimin, ai ka teknikë dhe cilësi mbresëlënëse në pasim.

Kur arrin një nivel të tillë, domosdoshmërisht dëshiron të bashkohesh me ekipin kombëtar.

Ai është duke pritur. Unë nuk kam dyshim se herët a vonë do të shkojë atje, edhe pse konkurrenca është e madhe”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu