Kalulu flet si kuqezi: Ju tregoj cilësitë e mia

Pierre Kalulu është zyrtarisht futbollist i Milanit.

Lajmi bëhet i ditur në sajtin zyrtar të klubit kuqezi, nëpërmjet një komunikate.

“AC Milan komunikon se ka transferuar zyrtarisht mbrojtësin Pierre Kalulu. Futbollisti francez do të luajë te Milani deri më 30 qershor 2025”.

Kalulu ka dhënë edhe deklaratën e parë si futbollist kuqezi për Milan TV.

“Zgjodha Milanin sepse ka shfaqur interes të lartë ndaj meje, duke më treguar se ka një projekt të rendësishëm. Kjo është e rendësishme dhe mendoj se mund të më çojë në një hap tjetër në karrierën time”, tha Kalulu.

Francezi shprehet më tej:

“Jam një lojtar shumë i ri, polivalivalent që mund të bëjë të gjitha rolet në mbrojtje. Mes kualiteteve të mia, janë shpejtësia, mbulimi në mbrojtje. Sidoqoftë ka vend për përmirësim në çdo këndvështrim”.

Kalulu mbërrin nga Lioni me parametra zero.

Për futbollistin kanë insistuar fort Paolo Maldini dhe Frederic Massara./milanclubalbania.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu