“Kalulu? Do të ishte titullar në gjysmën e ekipeve të Premier League. Operacion fantastik”

Luca Serafini, gazetar dhe tifoz i Milan, foli për operacionin Pierre Kalulu, të përcaktuar si “të jashtëzakonshëm”.

Edhe pse francezi ka luajtur shumë pak, megjithatë, shfaq një siguri dhe personalitet jo të zakonshëm. Ai është thërritur së fundmi nga Kombëtarja U-21 e Francës, ndërsa për Milan TV, Serafini ka lëshuar këtë deklaratë:

“Kalulu luajti një ndeshje të mirë ndaj Manchester United derisa hyri Pogba, pastaj Pioli e zëvendësoi atë sepse është normale të hasësh vështirësi.

Cilësia është e dukshme, por është ende 20 vjecc… Personaliteti i tij më pëlqen jashtë mase. Po ju them se Kalulu në Angli do të ishte titullar në gjysmën e ekipeve të Premier League.

Ishte një transferim i jashtëzakonshëm. Dalot ka një kosto, klubi do të vendosë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu