Kalulu, çfarë personaliteti! “Nuk më intereson ku luaj, trajneri na e ka bërë të qartë sivjet…”

Pierre Kalulu është një nga surprizat e Milanit këtë sezon 2020/2021. Askush nuk priste që ai të shfaqte potencialin në rolin e mbrojtësit qendror, pasi kishte ardhur si mbrojtës i djathtë.

Francezi nuk kishte bërë asnjë paraqitje në ekipin e parë të Lyon dhe për këtë arsye pritej një lojtar mjaft i papjekur. Por, ndërsa muajt kalonin, i riu francez u rrit dhe poq, duke qenë gati kur u dëmtuan si Kjaer dhe Gabbia.

Në ndeshjet e fundit ai po luan titullar dhe performancat e tij janë pozitive.

Kalulu në një intervistë të dhënë për Sportmediaset foli për rolin e tij, duke shpjeguar se ndihet i qetë në qendër dhe në krah:

“Krahu ose qendre për mua është e njëjta gjë sepse në Lyon kam mbuluar të dy rolet, te kampionati Under-21 kam luajtur aty, kështu që unë mund të luaj pothuajse kudo. Çfarë preferoj? Është e njëjta. Rëndësi ka të luaj”.

Nuk ka mungesë lavdërimesh për Zlatan Ibrahimovic, një partner i rëndësishëm për të dhe për pjesën tjetër të ekipit: “E kam parë dhe ndjekur atë gjatë gjithë adoleshencës sime, kur ai erdhi në Paris, kur ishte te Manchester, madje edhe më parë këtu në Milano. Ibra është një shembull absolut“.

Duke folur për objektivat, talenti francez tha: “Do të isha i lumtur nëse do të fitonim diçka. Trajneri gjithmonë na kujton se është e vështirë të arrish atje lart, duhet të punosh çdo ditë për të shpresuar të fitosh diçka këtë sezon”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu