E ardhmja e Thiago Silva-s do të jetë në Premier League.
Për pak do të përfundohet transferimi i tij tek Chelsea, që ka kaluar konkurrencën për mbrojtësin brazilian.
“Blutë” i kanë ofruar një kontratë dyvjeçare me të ardhura shumë të larta (rreth 7 milionë euro neto në sezon), ndersa ai ka pranuar.
Me skuadren e Londres mund të luftojë për titullin anglez dhe të luajë në Champions League.
Mundësi sportive që lojtari nuk mund t’i refuzonte.
Gazetari Alfredo Pedulla ka shpjeguar se Thiago Silva do të ishte kthyer me kënaqësi tek Milan, por nuk ishin kushtet ekonomike për kthimin e tij.
Përsa i përket Fiorentines, qendrori brazilian nuk ka qenë asnjëherë afër një transferimi me bluzen violë.
Ka patur një ndërhyrje, por asgjë më shumë, shpjegon Pedulla.
Nuk kishte asnjë marrëveshje ose nuk ekzistonin kushtet ekonomike dhe sportive për një kalim të tijin në Firenze.
Chelsea e ka kënaqur Thiago Silva-n në të gjitha anët.
Në dy sezonet e ardhshme do ta shohim në aksion në Premier League.
Pavarësisht gati 36 viteve, ish milanisti këtë vit është dukur se mund të luajë akoma në nivele shumë të mira.