Kalendari i Milanit: të gjitha ndeshjet e mëdha në Serie A 2021/2022

Sot u hodh kalendari 2021/2022 i Serie A. Milani do të fillojë rrugëtimin me Sampdoria jashtë fushe dhe në javën e dytë do të presë në “San Siro” Cagliari, por më pas ata do të përballen me dy sfida të mëdha kundër Lazio dhe Juventus.

Derbi kundër Interit është caktuar për javën e dymbëdhjetë, ndërsa ndeshja e kthimit është caktuar për javën e 23, pas ndeshjes kundër Juventusit.

Duhet të mbahet mend se këtë vit ka një orar asimetrik, kështu që renditja e ndeshjeve në fazën e dytë ndryshon.

Rossonerët do të përballen me Atalanta në raundin e shtatë dhe të parafundit, ndërsa në sezonin e fundit e mbyllte si fazën e parë, ashtu edhe kampionatin, ndaj Atalanta-s.

Takimi i parë kundër Romës është në stadiumin Olimpico në javën e njëmbëdhjetë dhe me Napolin në San Siro në javën e tetëmbëdhjetë.

Le të shkojmë të shohim programin për ndeshjet big të kuqezinjve.

Oraret gjithashtu do të shpallen së shpejti.

Java 3 (11-12 Shtator) – Milan-Lazio

Java 4 (18-19 Shtator) – Juventus-Milan

Java 7 (2-3 Tetor) – Atalanta-Milan

Java 11 (30-31 Tetor) – Roma-Milan

Java 12 (6-7 nëntor) – Milan-Inter

Java 18 (18-19 Nëntor) – Milan-Napoli

Java 20 (6 Janar 2022) – Milan-Roma

Java 23 (22-23 janar) – Milan-Juventus

Java 24 (5-6 shkurt) – Inter-Milan

Java 28 (5-6 Mars) – Napoli-Milan

Java 34 (23-24 Prill) – Lazio-Milan

Java 37 (14-15 maj) – Milan-Atalanta

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu