Kalac: “Te Milani presioni vinte edhe nga kamarierët! Berlusconi me helikopter në Milanello? Mbaj mend kur na tha… “

Zeljko Kalac, ish-portieri i Milanit, tregoi madhështinë e klubit në kohën e tij. Dhe presidentin Silvio Berlusconi në helikopter…

“Gjithçka ishte në majë – tha ai për “La Gazzetta dello Sport”. Nuhasje fitore kudo që shkoje. Në lokal, në restorant, padyshim në fushë, madje edhe kur kopshtarët ishin duke prerë barin. Ishte gjithçka aq e përsosur saqë edhe kamarierët na bënin presion…”

“Ata duhet të kishin bërë shumë seri televizive mbi ne, asgjë tjetër. Mbaj mend kur pas dy ndeshjeve pa fitore, presidenti Berlusconi erdhi në Milanello me helikopterin e tij dhe mblodhi ekipin në fushë: çfarë po ndodh me ju? Këtu i keni të gjitha. Nuk keni nevojë për asgjë për të fituar ndeshjet”.

“Ky ishte një mentalitet që nuk është rizbuluar kurrë”.

“Kujtesa më e mirë është pa dyshim finalja e Champions e fituar me Liverpool. M’u realizua ëndrra. Unë, një kampion australian evropian. Në 2005 unë mund të kisha zgjedhur Romën ose Fiorentinën, por kur thirri Galliani nuk e mendova dy herë.

Qëllimi im ishte të luaja me Milanin e kampionëve. Ne ishim një dhomë zbavitëse çdo ditë kishte një gallatë. Pirlo, Oddo, Gattuso, Kaladze, Inzaghi. Ata kaluan kohën e tyre duke ngacmuar njëri-tjetrin. Pippo një herë e pësoi nga Stam. E shqetësoi aq shumë sa që Jap e hodhi në vaskën e dhomës së zhveshjes. Kur Stam humbte toruan ishte më mirë të ikje”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu