Kaka: Ancelotti ishte ideali, te Milani im nuk kishte rëndësi kush shënonte!

Intervistë e gjatë dhënë nga Ricardo Kaka për Sky Sports UK. Braziliani padyshim që është rikthyer të flasë për përvojën e tij te Milan: “Goli ndaj Manchester United në gjysmëfinale është ndoshta goli më i bukur që kam shënuar ndonjëherë”.

Viti i paharrueshëm 2007 – “Unë mendoj se ishte kulmi i karrierës sime. Ishte atëherë që fitova shumicën e trofeve të mëdha që mund të fitoheshin. Champions League, Superkupa, Botëror Klubesh, Topi i Artë dhe Lojtari i Vitit FIFA. Sigurisht, ka edhe trofe të tjerë, por viti 2007 ishte më i miri”.

“Milani ishte perfekt. Nuk ka të bëjë vetëm me talentin, të gjithë e dimë këtë. Sigurisht, talenti është i rëndësishëm. Por futbolli është disi një enigmë dhe duhet t’i bashkoni pjesët. Kishte kaq shumë drejtues në ekip dhe asnjë kotësi, kështu që të gjithë donin të fitonin, pa marrë parasysh kush shënonte”

Rëndësia e Ancelotti – “Carlo ishte më i miri për mua sepse ai nxori më të mirën tek unë. Tipari më mbresëlënës që ka, për mendimin tim, është aftësia e tij për të menaxhuar njerëzit. Menaxhimi njerëzor është kaq i rëndësishëm”.

E ardhmja si trajner – “Ndoshta për tre apo pesë vjet do të dëshiroj të kthehem në fushë dhe të jem më pranë lojtarëve, por për momentin e shoh veten më shumë në një rol menaxherial”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu