KA OFERTË KONKRETE NGA SPANJA PËR LAXALT

Milani dëshiron të shesë Diego Laxalt, futbollist që nuk hyn në projektin teknik-taktik të Stefano Piolit.

Klubi kuqezi pret për oferten më të përshtatshme për të dhënë ok-në për shitjen.

Ka disa skuadra në gjurmët e anësorit të majtë uruguajan.

Pista Lokomotiv Moska duket se është ftohur, por në orët e fundit është shfaqur Alaves.

Është Calciomercato.com që tregon për interesin e shoqërisë spanjolle.

Milani e vlerëson Laxalt rreth 10 milionë euro, çmim që Alaves e konsideron të lartë.

Oferta e parë që u është bërë Paolo Maldinit dhe Frederic Massara është e mëposhtmja: huazim me te drejte blerjeje.

Drejtuesit kuqezinj do të donin një shitje me titull përfundimtar.

Edhe vete futbollisti preferon një transferim përfundimtar dhe jo me titull të përkohshëm.

Milani dhe Laxalt presin një hap të Alaves, që do të vendosë nëse të përmirësojë propozimin që ka përparuar tashmë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu