“Ka ardhur koha…”, agjenti i Szoboszlai ndez merkaton. Përshkruan klubin e ardhshëm

Një ndër futbollistët më të kërkuar dhe ndjekur të momentit është padiskutim magjistari i Hungarisë, Dominik Szoboszlai, i cili është lideri i Salzburg, por që sigurisht e ardhmja e tij nuk do të jetë edhe për shumë kohë në tokën austriake.

Matyas Esterhazy, agjenti i fantazistit hungarez 20-vjeçar, foli për të ardhmen në portalin hungarez DIGI Sport: “Sa herë që ai luan një ndeshje të mirë, thashethemet intensifikohen, por ideja jonë nuk ndryshon.

Të gjitha këto komente që vijnë tregojnë se ne jemi në rrugën e duhur. Nuk e di nëse ai do të largohet në janar apo në verë, por e rëndësishme është që të gjendet një klub ku ai ka një shans të mirë për të luajtur dhe për të vazhduar rritjen që ai filloi te Salzburg”.

“Nuk është sekret se koha për t’u larguar nga kampionati austriak po afron. Ai po provon çdo javë se është në një nivel të shkëlqyeshëm, në kampionat, në Champions League ose në ekipin kombëtar”.

Praktikisht, gjuetia për hungarezin ka nisur prej kohësh dhe Milani natyrisht që është një ndër klubet e interesuara, sidomos nëse Calhanoglu do të largohej në janar ose në verë.

Por, duhet nxituar, pasi klauzola 24 mln euro mund të paguhet nga kushdo. Mesazhi i agjentit është i qartë: Szoboszlai kërkon një projekt ku të jetë pikë referimi dhe jo thjesht një nga të shumtët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu