Juventusi tenton ndërrimin e bujshëm me Milanin mbi Calhanogu, por nga Spanja…

Ditën e sotme në Itali kanë qarkulluar zëra për një shkëmbim të mundshëm mes Juventusit dhe Milanit për Calhanoglu dhe Bernardeschi.

I pari është thelbësor te Milani, por nuk ka pranuar ende rinovimin me kushtet e klubit kuqezi, ndërsa i dyti nuk po gjen hapësira te bardhezinjtë dhe mund të sakrifikohet në merkato.

Megjithatë, bëhet fjalë vetëm për sondazhe dhe asgjë konkrete.

CALCIOMERCATO - Scambio tra Calhanoglu e Bernardeschi / Milan News

Atletico – E ardhmja e Hakan Calhanoglu mbetet ende në ajër. Fantazisti i Milanit nuk ka vendosur të ardhmen e tij, teksa kontrata i skadon qershorin e ardhshëm.

Për momentin, një marrëveshje midis palëve për rinovimin duket ende e largët dhe për këtë arsye një lamtumirë në janar nuk mund të përjashtohet.

Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, Atletico Madrid aktualisht është në pozicion të mirë për lojtarin turk pasi kishte qenë afër numrit “10” kuqezi të paktën në dy raste në të kaluarën.

Megjithatë, nuk mund të përjashtohet që “colchoneros” të presin deri në qershor për të regjistruar lojtarin pa ndonjë kosto.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu