Sulley Muntari, një lojtar që do të mbetet përgjithmonë në histori, për atë 25 shkurt 2012, kur goditja e tij me kokë hyri konsiderueshëm përtej vijës fatale të portës së Buffon, por kjo nuk u pa nga gjyqtari Tagliavento, në një sfidë vendimtare Milan-Juventus, ndezi zemërimin e tifozëve bardhezinj në rrjetet sociale.
Shkëndija provokuese përfundoi në stuhi.
Ish-mesfushori i Milanit, lojtar i lirë aktualisht, mbushi se fundmi 36 vjeç dhe mori shumë mesazhe me dëshira të mira nga mbështetësit e ish-ekipeve të tij në Instagram.
Jo vetëm nga tifozët e Milanit, por edhe të Udinese dhe Interit.
Mesazhet më të veçanta janë publikuar nga Muntari në “Instagram Stories”.
Në veçanti, futbollisti vendosi të ndante dëshirat e mira të tifozëve të Milanit dhe shumë prej tyre kishin një hashtag të veçantë (#Juvemerda), që ndezën tërbimin e mbështetësve të Juventusit. Muntari, në fakt, më pas ishte në shënjestër të tifozëve të Juventus në rrjetet sociale për ndarjen e imazheve me shkrimin kundër Juves në profilin e tij zyrtar.
TELEMEDIA.AL