Julian Brandt i mbyll derën Milanit, intervista e tij për RTL: “Kam lexuar se në Itali…”

Mes objektivave të merkatos së Milanit është sigurisht fantazisti, që ende nuk është evidentuar nga drejtuesit kuqezi që nuk duan të nxitohen…

Emrat janë aty, të gjitha në tavolinë, mes tyre edhe Julian Brandt, që megjithatë në intervistën e fundit përpos interesit dhe pëlqimit duket se ka vendosur të ardhmen e tij.

Duke folur për mikrofonat e RTL, Julian Brandt  mohoi zërat e tregut se do të ishte larg Borussia Dortmund.

Javët e fundit, mesfushori sulmues gjerman ishte afruar te Milan si një zëvendësues i mundshëm i Calhanoglu.

Këto janë fjalët e tij: “Unë kurrë nuk i kam ushqyer këto thashetheme transferimi. Ishin gazetat në Itali që e bënë…

Sigurisht që është mirë kur klube të tjera shprehin interes, por nga ana ime, nuk ka pasur kurrë ndonjë sinjal për t’u larguar. Nuk mendoj se do të luaj diku tjetër këtë vit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu