FLET MONCADA: “Ju zbuloj sekretet e skautingut! Maldini arma më e fortë. Sot të rinjtë duan Milanin…”

Një ndër personat e nënvlerësuar brenda ambjentit “Milan” dhe që punon në hije quhet Geoffrey Moncada, shefi i skautingut kuqezi për të ndjekur, analizuar dhe raportuar futbollistë të ndryshëm nga e gjithë bota, sidomos të rinjtë e talentuar ose ata që ende nuk kanë shpërthyer.

Moncada nuk para flet shumë, por në një intervistë të gjatë për “Podcast Prolongation” nga gazetari francez Johann Crochet, ka rrëfyer shumë prapaskena interesante.

Për rolin e Maldinit te Milani: “Ndër gjërat që më pëlqejnë te Milani është edhe fakti që ne punojmë me Paolo Maldini, i cili luante atje, i cili e do shumë këtë klub.

Kur marrim një lojtar, Paolo Maldini flet me të shumë. Ai është shumë i dobishëm për të, gjithashtu bisedon me familjen e tij. Kur një i ri arrin në Milano ai thotë “ah, është Paolo Maldini, kjo është mbresëlënëse”.

Ne u themi këtyre të rinjve: Ok, ke mbërritur në Milano, puna fillon tani. Besojmë tek ty, nuk ke pse të trembesh, trego që ke talent. Milani është një klub i madh, një funksion i suksesit tuaj. Përpiqemi t’i sigurojmë pak këta djem”.

Në lidhje me marrëdhëniet me Maldini: “Kur Paolo më thotë se ky lojtar është vlen për Milanin, pra që ne mund ta strukturojmë atë, ta ndihmojmë të rritet, unë e dëgjoj sepse ai di se si të bëhesh një lojtar i madh. Paolo luajti te Milani dhe fitoi shumë.

Dhe akoma sot ka pasion në gjak. E do Milanin shumë. Kur marrim një lojtar, Maldini i kushton vëmendje të veçantë gjithçkaje sepse ai dëshiron që lojtari të jetë një vlerë e shtuar. Unë flas shumë me të”.

Për nevojën për të pasur një departament të mirë të skautëve: “Milani ishte tashmë një klub i shkëlqyeshëm, kështu që mbase nuk kishin nevojë të punonin aq shumë në skautim. Ata kishin marrë lojtarin më të fortë në Amerikën e Jugut, Ricardo Kakà, kishin marrë Andriy Shevchenko. Dikur ata merrnin më të fortin kudo.

Elliott kërkoi të zhvillonte pjesën sportive me skautime dhe të dhëna, statistika. Kështu që ne vendosëm të krijonim dy gjëra: zonën e skauteve dhe zona e të dhënave.

Njëri punon me tjetrin çdo ditë. Kur një skaut shikon një lojtar që i pëlqen, atëherë ne shkojmë dhe të shikojmë numrat në gjithçka. Kur zona e të dhënave na tregon se ne kemi një lojtar të fortë me numra, unë kërkoj nga skautët që të shkojnë ta shohin.

Më pëlqen kjo përzierje. Për Elliott është e rëndësishme të kesh marrëdhënie me statistika, video, jo vetëm vëzhgimet skaut”.

Për punën me të rinjtë: “Po bëjmë një punë të rëndësishme me të rinjtë. Ne nuk i marrim të rinjtë sa për thënë, por sepse e dimë që nesër pasnesër do të bëhen titullarë dhe këtë gjë ia themi që përpara firmës!

Nuk ishte e lehtë të kthenim opinionin, sepse Milani nuk shihej si ekip me projekt për të rinjtë, ndaj na u desh kohë, por ia dolëm.

Sot, ka shumë klube, agjentë, skautë që më telefonojnë për të thënë se duan të vijnë në Milano, pasi ajo që po bëjmë është shumë interesante.

Kam miq në grupin Red Bull ose në Dortmund dhe klube të tjera që punojnë shumë në skautim dhe që më thonë: Bravo, ne i shohim ndryshimet te Milani, po punoni shumë mirë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu