“Ju tregoj negociatat reale të rinovimit të Donnarumma dhe 2 hipoteza që nuk i besoj”, flet gazetari i njohur!

Gazetari i njohur i Milanit dhe që shkruan në gazetën “Il Giornale”, Franco Ordine, ka bërë një analizë të thellë të çështjes “Donnarumma” dhe rinovimit të tij që ka përhapur jo pak tension siç ndodh gjithmonë.

“Le të shfletojmë së bashku dosjen Gigio Donnarumma. Në faqen e parë është lajmi i freskët për ardhjen e Tatarusanu, portieri i Rumanisë, që zë vendin e Begoviç i cili u kthye në Angli dhe mbeti në klubin që i përket, mbase edhe për shkak të kostos, por sigurisht edhe për shkak të rendimentit në provë.

Tani të shqyrtojmë lajmet e rralla mbi temën Donnarumma. Më të befasishmet dhe çuditshmet më duken dy:

1) kërkesa për një pagë prej 10 milion neto e botuar nga një reporter shumë i besueshëm (një nga ata që gjithë ditën përdorin telefonat e tyre në kërkim të lajmeve);

2) njoftimi, nga burime pranë klubit, se ky propozim nuk u është dorëzuar kurrë palëve të interesuara, domethënë as Gazidis dhe as Maldini. Së fundmi, kujtojmë atë që Maldini tha disa kohë më parë në temën shumë delikate: “Fatkeqësisht pati një vonesë! Gigio tha se dëshiron të qëndrojë, do të bëjmë një ofertë bazuar në vlerën e tij”.

Konsiderata e parë që duhet bërë është si vijon: nëse do të ishte autentike dhe jo një përpjekje për të ditur ndonjë reagim ndaj shifrës së pahijshme, kërkesa për 10 milion do të binte ndesh me tezën, e njohur si e vlefshme, e shprehur nga Ibrahimovic.

Zlatan kërkoi dhe në fund mori 7 milion euro neto me këtë motivim: Unë duhet të jem më i paguari në skuadër pasi tregova vlerën time. Sot, pra, vetë prokurori i të dyve, nuk mund të kërkojë të tejkalojë shifrën e Ibras me Donnarumma.

Reflektimi i dytë: në negociatat e kaluara, Mino Raiola u shkëput nga familja e Gigio Donnarumma aq shumë sa që ai nuk mori as një euro nga Milani i Fassone dhe Mirabelli, të cilët raportuan atë rinovim si një sukses historik ndaj agjentit që u bë armiku nr.1 për babanë e Gigos, Don Alfonso, të cilit do të jetë e nevojshme t’i referohemi gjithashtu me këtë rast, duke respektuar protokollin klasik me Raiola, për të konfirmuar stilin Elliott i cili përbëhet nga diplomacia dhe arsimimi i mirë.

Reflektimi i tretë: nëse Raiola nuk e ka kuptuar momentin e vështirësisë dramatike në futbollin ndërkombëtar të shpjeguar në asamblenë e ECA nga Andrea Agnelli, do të ishte mirë që dikush t’ia kujtojë atë.

Pa kaluar kërcënime siç bëri Mirabelli, por me një arsyetim racional dhe të përgjegjshëm: llogaritë e klubit nuk lejojnë shifra astronomike, kushtet e buxheteve të tjera nuk lejojnë oferta faraonike (në atë kohë PSG premtoi një pagë prej 14 milion neto në vit përmes Raiola), ndaj të diskutohen numrat realë. Dhe nga sa kuptohet mund të arrihet një pagë prej 7 milion euro plus disa bonuse në lidhje me rezultatet që do të arrihen”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu