“Ju shpjegoj pse lëvizja e Tomorit te goli i fitores së Milanit është e pabesueshme. Filippo Galli…”

Duke folur për Milanin në Bobo TV, Lele Adani, ish-futbollist dhe tashmë specialist e opinionist në Sky Sport, u ndal te paraqitja kuqezi por sidomos te personazhi Fikayo Tomori…

“Hiq Kessie që dihet kush është dhe se si e pason topin shpejt duke parë Calhanoglu të lirë, dua të ndalem te Tomori dhe ndërhyrja që bëri, sepse aty lindi goli kuqezi.

Praktikisht, Tomori shkëputet nga mbrojtja dhe prish rreshtimin dhe niset në 10 metrat e fundit të mesfushës kundërshtare duke sulmuar kundërshtarin dhe duke i kapur top dhe pasuar për Kessie që më pas vijon aksionin që finalizon Calhanoglu.

Një veprim që rrallë shohim te mbrojtësit dhe shumë pak e bëjnë. Në fakt, vetëm mbrojtësit e Atalanta-s kemi parë që ta bëjnë në ndeshje të caktuara.

Tomori mendon më shpejt se kundërshtari dhe niset me vrapim, duke e ditur që ka rrezik mbrapa nëse humbet topin ose nëse del blof.

Por, ai ka bindjen brenda vetes se është një lojtar i mirë dhe ka besim në atë që bën. Duhet të jesh lojtar top për të bërë atë veprim. Edhe Filippo Galli, që ka qenë pjesë e mbrojtjes së lavdishme të Milanit, e nënvizoi këtë gjë dhe Galli nuk është një dosido aspak…”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu