“Ju nuk e kuptoni se çfarë sakrifice po bën Milani për Donnarumma! 100 mln euro gati për 5 vjet…”

Gazetari Franco Ordine, pena e “Il Giornale” dhe shumë pranë Milanit, ka shkruar një artikull interesant mbi Donnarumma dhe Milan, duke akuzuar portierin dhe agjentin për lojërat që në Gjermani i quajnë të pista!

“Në disa raste është mirë dhe e drejtë të marrësh mësime nga gjermanët. E përditshmja Bild, duke marrë një shkas nga Haaland, qendërsulmuesi i Borussia Dortmund, i menaxhuar nga Raiola që e ofroi, me një udhëtim në Barcelonë, te klubi spanjoll i Messit, përcaktoi metodat e agjentit si “marifete të ndyra”.

Në pjesën tonë të Italisë, për fat të keq duhet shtuar, trajtimet e qilimave të kuq janë të rezervuara për këtë karakter shumë të diskutuar.

Brezi i ri i reporterëve të tregut të transferimeve, në këmbim të disa gjysmë lajmeve, është gati të jetë megafoni i tij, duke injoruar realitetin ekonomiko-financiar të futbollit italian dhe duke kredituar të gjithë “flluskat” që vijnë nga rezidenca e tij në Monte Carlo.

Askush që nuk censuron sjelljen e tij, duke përfshirë negociatat e paligjshme, pasi në vend të tij – për shembull – nuk e bëri Pep Guardiola te Manchester City në një mënyrë transparente dhe të guximshme, duke prerë të gjitha fijet me ekipin e tij.

A është dikush në Itali gati ta bëjë atë? Shënimi i vetëm i meritës së Milanit kinez të menaxhuar nga Fassone dhe Mirabelli ishte pikërisht ky: duke parandaluar Raiola që të transferonte Donnarumma te PSG pa ndonjë kosto dhe të mblidhte një super komision të kontratës së fortë.

Dhe Milani për të mos u kapur i papërgatitur mori Reina me 3.5 mln euro në sezon, duke firmosur për 3 vite.

Sjellja e Raiola në negociatat e Gigio Donnarumma është e njëjtë si gjithmonë. Cilit propozim nuk i është përgjigjur deri më tani? Le ta shpjegojmë mirë në mënyrë që të dimë madhësinë e operacionit.

Maldini dhe Massara, në marrëveshje me aksionerin Elliott, i ofruan portierit një kontratë prej 7+1 milion neto për pesë vjet që do të thotë – për buxhetin e klubit – bukurinë e 80 milion.

Duke i shtuar edhe komisionin e vendosur nga FIFA për Raiola, i gjithë operacioni për 5 vite prek 100 mln euro.

Praktikisht, në një kohë kur ka klube që nuk respektojnë afetet e rrogave dhe shtyjnë rrogat, Milani ka paguar rregullisht dhe shtyhet deri këtu.

A mund t’i ofrojë njeri 12 mln euro në sezon Donnarumma në këtë moment historik dhe duke ditur se klubet e mëdha janë të sistemuar në portë? Përgjigjia është jo!

Fati i Donnarumma është që nuk ka tifozë në stadium, sepse ndryshe do të ishte pritur me vërshëllima dhe fyerje! Sepse, një lojtar nuk mund të ngrejë zërin për arbitrat por të heshtë për të ardhmen e tij duke iu përgjigjur lojërave të agjentit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu