Ju kujtohet mbledhja e famshme në Casa Milan në shtator 2020? Askush nuk e kuptoi planin e Agnellit me Gazidis dhe Zhang!

Në fund të shtatorit 2020, në “Casa Milan”, do të prezantohej në mënyrë befasuese Andrea Agnelli, duke tërhequr vëmendjen e shtypit dhe sigurisht të tifozëve, që pyetën veten: pse presidenti i Juventusit ka shkuar të takojë administratorin e deleguar të Milanit Gazidis? Për merkato? Për çështje të të drejtave televizive? Apo për çfarë?

E pra, përgjigjia erdhi dje! Sepse në atë mbledhje, Agnelli nuk shkonte si president i Juventusit por si krahu i djathtë i Florentino Perezit, presidentit të Real Madrid, duke qenë se ideja fillestare për të krijuar Super League lindi nga ata të dy dhe sot kanë rolin e presidentit dhe zëvendës presidentit, me shefin ekzekutiv që është pronari i Manchester United.

The picture shows the AC Milan’s club headquarters Casa Milan in the northern Italian city of Milan on January 3, 2020. (Photo by MARCO BERTORELLO / AFP) (Photo by MARCO BERTORELLO/AFP via Getty Images)

Por, të vazhdojmë më tej… Në fakt, Agnelli në atë takim i bëri me dije Gazidis dhe Zhang, sepse ishte edhe pronari i Interit, se diçka do të ndryshonte në futboll pas pandemisë dhe se nuk mund të vazhdohej me para të humbura, bilance në zhytje dhe rreziqe të mëtejshme. Duhej bërë diçka dhe duhej ndërtuar një model amerikan…

Pas disa kohësh, pikërisht ish-presidenti i Barcelona-s, Bartomeu, do të lëshonte gjithashtu bombën: “Barcelona do të marrë pjesë në Super League, e ka themeluar Real Madrid me Juventusin!”

Super League kishte lindur me kohë, por ishte në embrin. Elliott ishte tejet i interesuar për faktin se tashmë klubi merr më shumë vlera dhe se tashmë duket qartë se ata e dinin të ardhmen përpara kohe që kur morën Milanin, pasi këto projekte nuk lindin nga sot nesër…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu