“Ju kërkoj falje, por në këto momente…” Postimi i Leaos pas ndeshjes!

Duke folur në profilin e tij në Instagram, Rafael Leao shprehu ndjesinë e tij pas ndeshjes së humbur ndaj Interit në derbin e Milanos.

“Për grintën që kemi vendosur gjatë gjithë lojës, meritonim një rezultat tjetër… do të bëjmë ndryshimin edhe në momente të këqija, kështu që të gjithë atyre që na shikuan ju kërkoj falje për ndërhyrjen time. Forza Milan”.

Portugezi ishte totalisht i hidhëruar për shkaktimin e penalltisë, edhe pse në fakt ishte një simulim i Barella që mbajti këmbën aty dhe ra përpara se të vinte kontakti me portugezin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu