Jovic-Milan nuk ka mbaruar! Sulmuesi vazhdon të ngrohë stolin te Real Madrid. Maldini…

Luka Jovic ishte sulmuesi i vetëm për të cilin Milani u përpoq në dritaren e fundit të transferimeve, pra më të gjatën, atë të verës.

Dy drejtuesit kuqezi, Maldini dhe Massara menduan shumë tek serbi për të përforcuar sulmin me një rezervë të Zlatan Ibrahimovic, edhe pse në skenë kishte dalë i riu Lorenzo Colombo.

Në fund, marrëveshja nuk u materializua sepse Milani vendosi të blinte lojtarë në role të tjera në fushë, duke besuar Leao, Rebic dhe pikërisht Colombo.

Por tani Jovic është në periferi të projektit teknik të Zidane te Real Madrid dhe duket se është bërë “rrota e fundit” e karrocës.

Siç raportohet nga todofichajes.com, sulmuesi dëshiron të luajë më shumë dhe mendoi se mund ta bënte atë me Realin, duke pasur parasysh largimin e Borja Mayoral te Roma.

Realiteti i fakteve është se të gjithë luajnë përveç tij dhe hipoteza e transferimit të huazimit në janar mund të marrë formë më shumë duke iu afruar dhjetorit. Natyrisht, konkurrenca mund të jetë e madhe pasi shumë klube do të donin Jovic në huazim, edhe pse rroga e tij prej 5 mln eurosh nuk është aspak e vogël.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu