Jovic alternativa e Giroud! “Por, Milani po reflekton mbi një aspekt thelbësor te sulmuesi i Realit”

Hipoteza që çështja Giroud mund të mos mbyllet me sukses duket e pamundur, por në futboll e paparashikueshmja është gjithmonë surprizë…

Për këtë arsye, Milani nuk shikon vetëm francezin si një objektiv për të forcuar sulmin. Qendërsulmuesi i Chelsea do të mbërrinte pa asnjë kosto dhe alternativa e Maldini dhe Massara, siç raportohet sot nga Tuttosport, është Luka Jovic, sulmuesi i Real Madrid, i cili ka qenë i huazuar në Eintracht Frankfurt në gjashtë muajt e fundit.

Serbi, i cili tashmë ka qenë në fokusin kuqezi edhe në të shkuarën, nuk është pjesë e planeve të Blancos dhe trajnerit të ri Carlo Ancelotti.

Roma ishte gjithashtu e interesuar muajt e fundit. Agjenti i tij Fali Ramadani po përpiqet ta çojë atë në një klub të rëndësishëm. Jovic po kërkon një vend për t’u rindezur pas përvojës jo aq emocionuese me Galacticos, që në verën e 2019 e kishte blerë atë për 60 milion euro.

Kolumnisti Lorenzo Minotti, Calciomercato – l’Originale, transmetuar në Sky sports, u shpreh me këto fjalë për sulmuesin në pronësi të Real Madrid:

“Alternativë e mirë. Ka disa dyshime për karakterin e tij, por ai ka treguar mbi të gjitha në Gjermani se ka talent dhe sidomos potencial”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu