Jose Mourinho: Roma ime nuk ka Ibra dhe Giroud, por…

“Si ekip ne e dimë se nuk kemi skuadrën më të fortë në botë, por askush nuk mund të na ndalojë të fitojmë ndeshjen e radhës”

Josè Mourinho e tha këtë në intervistën e lëshuar për kanalet e klubit te Romes. Special One më pas shpjegoi se çfarë lloj mentaliteti do të donte të shihte te ekipi i tij. “Ne me siguri do të humbasim ndeshjet, do të barazojmë, apo fitojmë!

Por ne duam të përballemi me çdo ndeshje me ndjenjën se jemi në gjendje ta fitojmë -shpjegoi ai -. Ne nuk e kemi atë përvojë me lojtarët e moshës 30-33-35 vjeç, si Juve me Cristiano Ronaldon ose Milanin me Giroud dhe Zlatan.

Ne nuk e kemi këtë, megjithatë, në një nivel potencial, me djemtë e mi nuk mund të jem më i lumtur se kaq”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu