Jorge Mendes në Milano! Takim me Maldini dhe Massara

Jorge Mendes, agjenti i fuqishëm i futbollistëve, mes të cilëve sidomos Cristiano Ronaldo, ka mbërritur në Itali për të takuar disa klube që kanë lojtarët e tij.

Mes tyre, Milani i Maldinit dhe Massara. Objekti i bisedimeve është Rafael Leao. Portugezi vazhdon të jetë një objekt misterioz dhe nuk po tregon vlerat e tij në vazhdimësi por vetëm pak brenda një sezoni.

Mendes mund të ketë diskutuar me drejtuesit për të ardhmen e Leaos ndoshta duke u ndalur te ndonjë huazim jashtë Italisë ose edhe shitje, në rastin më ekstrem.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu