“JOOO”/ Aurier refuzon ofertën nga kampionati anglez

Milani për momentin ka si qëllim të përforëcojë mesfushen me Tonalin dhe Bakayoko-n, por nuk resht së monitoruari emra të tjerë në bllokun e shënimeve.

Për mbrojtjen, në krye të listës është gjithmonë Serge Aurier.

Sipas asaj që referon Daily Star, ai mund të ketë marrë një ofertë nga Wolverhampton.

Një propozim që tercisti ka rikthyer tek dërguesit, pasi konsideron prioritet interesimin e Milanit.

Wolves-at kishin menduar për një shkëmbim me Matt Doherty, me të cilin Tottenhami ka një marrëveshje, por Aurier ka kundërshtuar.

Milani para se të provojë kalimin duhet të provojë të shesë Davide Calabria.

Cagliari ka filluar të lëvizë duke ofruar 8 milionë plus bonuset, një shifër e quajtur e ulët nga kuqezinjtë.

Pa shitjen e tercistit të rritur në “çerdhe”, të shohësh Aurier në Milanello do të jetë mjaft e vështirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu