Jo vetem Maldini edhe Gazidis i acaruar nga fjalet e Rangnick, telefonon gjermanin

Deklaratat e fundit te Ralf Rangnick shkaktuan nje trazire ne Milano. Reagimi i Paolo Maldinit ishte i qarte, ne stilin e plote te tij dhe mori vleresime. Por drejtori teknik nuk eshte i vetmi i acaruar nga fjalet e tij.

Sic raportojne gazetat italiane edhe Ivan Gazidis nuk i ka pritur mire deklaratat e gjermanit. Per kete, shefi ekzekutiv i kuqezinjve ka telefonuar agjentin e Rangnick per te kerkuar shpjegime. Trajneri gjerman kerkoi falje duke sqaruar se gjate intervistes ai ishte ne makine, ku ishte drejtuar per ne nje event bamiresie dhe iu pergjigj ne menyre te shpejte pyetjes.

Megjithate kjo ngjarje nuk ve ne dyshim faktin se ai eshte pista e preferuar e Elliott dhe Gazidis te cilet vazhdojne te mendojne se ai eshte njeriu i duhur per projektin e ri. Por zhvillimet e fundit duhen pare me kujdes ne shtepine e Djallit, nese mund te kete ndryshim skenari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu