Jo vetëm Kalulu, edhe talenti kroat pret debutimin! Kush është Antonio Mionic

Në stol sot për Milanin e Piolit do të jetë një tjetër djalosh i rritur te Akademia kuqezi dhe bëhet fjalë për kroatin Antonio Mionic.

Mesfushori i datëlindjes 2001 u grumbullua për të parën herë me ekipin e parë në transfertën e fituar ndaj Sampdorias në Xhenova.

Sot është hera e dytë që trajneri e merr me vete dhe pse mesfushori po stërvitet tashmë prej kohësh me ekipin e parë, duke qenë se kampionati i të rinjve është bllokuar dhe Milan Primavera nuk po luan.

Image

Për Mionic, i rrëmbyer nga scout kuqezi te Istra në Kroaci në vitin 2018, pritet të jetë një shans i artë të debutojë, pasi e ka bërë vetëm në miqësore deri tani.

Numër “8”, një mesfushor që ka hap teknikë dhe dinamizëm, Milani i rinovoi kontratën deri në vitin 2023.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu