Jo vetëm Donnarumma, Milani duhet të blindojë edhe Calhanoglu! Situata e turkut

Merkato e Milanit është përqendruar kryesisht te afrimet por sidomos edhe te blerjes ose largimet. Janë disa me valixhe në duar (Krunic, Laxalt, Duarte, Paqueta) por ende nuk u është gjetur destinacion.

Por, një tjetër temë po kaq e rëndësishme mbetet ajo e rinovimeve të kontratave me Donnarumma “kryefjalën” e ditës!

Megjithatë, veç portierit, edhe një tjetër futbollisti i skadon kontrata në vitin 2021 dhe Milani rrezikon ta humbasë me zero nëse nuk nxiton në negociatat e rinovimit.

Bëhet fjalë për Hakan Calhanoglu, numrin 10 kuqezi, i cili po bën super mirë dhe sidomos pas karantinës mori ekipin mbi krahë…

Calhanoglu e ka shprehur me kohë dëshirën për të qëndruar dhe rinovimi duhet të jetë thjesht formalitet por sipas Calciomercato.com duhet që Maldini t’i ofrojë propozimin e ri me rritje rroge nga 2.5 mln euro që fiton aktualisht në 3-3.5 mln euro bashkë me bonuse.

Calhanoglu është kthyer në lojtar kyç në skemat kuqezi dhe të Stefano Piolit ndaj dhe rinovimi është “detyrim”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu