Jens Hauge tregon raportin e tij të veçantë me Kjaer: “E quajmë vikingu”

E ardhmja e Jens Petter Hauge mbetet ende një e panjohur e madhe. Milani po konsideron një shitje hipotetike.

Janë disa skuadra të interesuara për talentin e rritur te Bodo/Glimt, i cili pavarësisht paraqitjeve të tij të pakta për kuqezinjtë ka treguar cilësi të mira, duke lënë gjurmë edhe me gola.

Norvegjezi gjithmonë ka thënë se ishte shumë i lumtur që kishte arritur në Milano dhe që kishte gjetur një mjedis pozitiv që e mirëpriti menjëherë.

Hauge pati një raport të shkëlqyer dhe të përzemër veçanërisht me nordikun tjetër Simon Kjaer, duke pasur parasysh origjinën e tyre të përbashkët Skandinave.

Hauge bëri deklarata të rëndësishme në lidhje me mbrojtësin kuqezi në një intervistë për gazetën norvegjeze Dagbladet.

Për rolin dhe rëndësinë që ka Kjaer brenda grupit:  “Kjaer ka shumë rëndësi dhe peshë te Milani. Kur flet, të gjithë dëgjojnë ato që thotë dhe e respektojnë.

Kur ai ka diçka për të thënë, nuk mund të mos e dëgjosh. E quajmë atë “Vikingu”.

Për marrëdhënien e tij personale me Simon: “Është logjike që ai dhe unë flasim pak më shumë me njëri-tjetrin sesa me të tjerët, sepse ne të dy flasim gjuhën tonë amtare.

Ai kujdeset shumë për mua dhe më mbështet, më thotë se çfarë të bëj dhe kur bëj diçka pozitive ai më bën komplimente.

Është gjithmonë aty dhe të jep atë shtytje shtesë kur sheh se ka gjëra që mund të bëhen më mirë. Të mbështet si brenda ashtu edhe jashtë fushës”.

Për meritat e Kjaer në dramën fatkeqe që përfshiu Christian Eriksen: “Ishte një situatë vërtet e komplikuar dhe e trishtueshme për të gjithë, por Kjaer mbeti i qetë.

Simon arriti të bashkojë të gjithë ekipin dhe të marrë përgjegjësinë më të madhe.

Shpëtimi i jetës së Eriksen ishte një moment që preku të gjithë. Personalisht nuk u habita, kur lindin situata të tilla tregon se ai është një udhëheqës i vërtetë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu